SPB-Manastir me detaje rreth autobusit që u rrokullis në afërsi të Demir Hisarit

SPB-Manastir informoi se këtë pasdite në ora 14:25 në aksin rrugor nga Demir Hisari për në fshatin Dragozhan, një autobus i kompanisë së duhanit doli nga rruga dhe u përmbys.

Sipas informacioneve fillestare të ekipeve të SPB-Manastir, aksidenti ndodhi pasi një traktor doli para autobusit dhe për të shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë me pasoja të mëdha, shoferi i autobusit shmangu përplasjen, por u përmbys menjëherë në afërsi të rrugës.

Inspektimi është në vijim, konfirmuan nga SPB Manastir.