Gati 50 mijë qytetarë të Kosovës vizituan Shqipërinë gjatë fundjavës

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nga Kosova, vizituan këtë fundjavë Shqipërinë.

Përgjatë tri ditëve të kaluar (premte, shtunë dhe e diel) rezulton se kanë hyrë në Shqipëri 48.621 persona.

Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona.

Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona.

Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje.

Ndërsa të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona. 9 mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje.

Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona.