Spasovski: Zgjedhjet, 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen 22 ditë pasi të përfundojë situata e jashtëzakonshme në vend, transmeton gazeta LAJM. “Më vjen keq që jemi vendi i vetëm në botë që nuk ka Parlament funksional. A do të ketë takim të ri të liderëve nuk e di, por e di se data është e caktuar me Vendimin që ka fuqi ligjore dhe që vlen deri në përfundimin e situatës së jashtëzakonshme. Nëse do të kishim Parlament funksional atëherë zgjedhjet do të mund të mbaheshin atëherë kur do të merreshin vesh partitë politike dhe liderët. Pres që në kuadër të mundësive ligjore do të kemi dialog dhe përmes dialogut do të vendosim për ditën e mbajtjes së zgjedhjeve sepse një gjë e tillë është në të mirë të shtetit”, tha Spasovski. Sipas tij, situata me Kovid 19 është nën kontrollë. Kryeministri porositi politikanët të jenë të kujdesshëm kur flasin për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe më mirë është që zgjedhjet të mbahen tani se në vjeshtë, pasi aktualisht ka më tepër kontrollë mbi situatën me koronavirusin. “Situata aktuale është më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve sepse gjërat tani i kemi më tepër nën kontrollë sesa në vjeshtë, kur mund të komplikohen gjërat”, tha Filipçe duket shtuar se nëse respektohen rekomandimet, zgjedhjet mund të mbahen pa u rrezikuar shendeti i qytetarëve.

Loading...