Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka thënë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka import të mbeturinave të dëmshme. Ai ka thënë se janë duke e ndjekur situatën në Bullgari, ndërsa ka apeluar që informacionet që janë të materies sensitive, siç është kjo e për mjedisin jetësorë, të kontrollohen.
“Nga Ministria e Ekologjisë kemi informacione se importohet mbeturinë i cili është i lejuar dhe për të cilin posedohen disa certifikate, se nuk ka mbeturinë të dëmshme që importohet. Është mirë që Qyteti i Shkupit po ndërmerr masa për rregullimin e gjendjes. Institucionet duhet ta ndjekin këtë”, ka thënë Spasovski, përcjell SHENJA.
Maqedoni Spasovski thotë se nuk ka import të mbeturinave të dëmshme në shtet