Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për incidentin në Manastir, ka thënë se së pari duhet të shqyrtohen të gjitha argumentet dhe faktet dhe më pas të jepet vlerësimi. Ai tha se procedura është në fazën e hetimit, duke shtuar se nuk arsyeton dhunën.
“Nuk mund të përkrahet asnjë dhunë e shkaktuar nga pjesëtar të policisë. Njëkohësishtë nuk duhet të gjeneralizohet, duhet të ndahen ata pjesëtarë të cilët i tejkalojnë kompetencat dhe ata duhet të bartin përgjegjësi. Sulmi mbi policin është sulm mbi shtetin, duhet të mbrohemi mes vete. Të mbrojmë qytetart dhe policët e Maqedonisë. Rasti i Manastirit është në kuadër të hetimit dhe në bazë të provave do të sjellim vendimin”, ka deklaruar Spasovski, përcjell SHENJA.