Koraci, 48 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 48 raste të reja me koronavirus, nuk ka raste të vdekjes, ndërsa numri i raste aktive me Covid-19 është 1180, njoftoi Shtabi Kombëtar për Mbrojtje Civile.

Për momentin 291 pacientë me Coid-19 janë të shtrirë nëpër spitale, prej të cilëve 24 janë nën aparate për frymëmarrje. Brenda 24 orëve të fundit janë realizuar 3.029 testime, ndërsa janë shëruar 184 persona.

Në vetizolim janë 9.057 persona.

Që nga 25 shkurti, kur edhe është regjistruar rasti i parë me Covid-19 në Kroaci janë regjistruar 16.245 raste me koronavirusin e ri, 272 persona kanë humbur betejën me sëmundjen kurse 14.793 persona janë rikuperuar.

Që nga fillimi i pandemisë, Kroacia ka realizuar 295.998 testime për Covid-19.