Spasovski: Nuk mungojnë formularë për letërnjoftime, duhet të votohet Ligji

Nuk mungojnë formularë për letërnjoftime, sistemi është i mirë, vetëm duhet të votohet Ligji për letërnjoftime, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Nuk fajësoj, vetëm u bëj thirrje atyre që janë paguar nga qytetarët të kryejnë punën, ta votojnë Ligjin për letërnjoftime, sepse ky problem ngre shumë probleme në funksionimin e përditshëm dhe duhet të kërkojmë zgjidhje dalëse që qytetarët t’i realizojnë të drejtat e tyre”, publikoi Spasovski në Fejsbuk.

Bën apel që secili të qaset me përgjegjësi, anëtar i Parlamentit, Qeverisë apo vetëqeverisjes lokale, t’u shërbejë qytetarëve që të mundet, siç shkroi, të punojmë.