Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme dhe mandatar i ardhshëm për Qeverinë teknike, Oliver Spasovski parimisht nuk ka probleme me ministrat e propozuar teknik nga ana e opozitës, me përjashtim të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, për të cilin konsiderohet se do të kontribuojë për militarizimin e MPB-së.
“Si mandatar i ardhshëm mendoj se një nga parimet kryesore është ta respektojmë Kushtetutën dhe në atë pikëpamje nuk kam aspak dilemë se kjo duhet të jetë para nesh dhe mbi të gjitha. Së dyti, kur mendojmë për këtë kandidat mendojmë edhe për militarizimin e MPB-së, ndërkaq kjo aspak nuk nevojitet në një shtet demokratik dhe shoqëri demokratike”, tha Spasovski në përgjigje të pyetjes gjatë promovimit të sotëm të njësisë intervenuese.
Ai theksoi se të gjithë e kanë të qartë se ç’do të thotë militarizimi i MPB-së në kohë, me ardhjen e Goran Grujovskit dhe se kjo përkujton në, siç tha, frenimin e madh të të drejtave dhe lirive të njeriut.
“Nuk dëshiroj të paragjykoj dhe të flas për njeriun çfarëdo qoftë tjetër”, tha Spasovski.
Për propozimet e tjera nga opozita, theksoi se parimisht nuk ka probleme me ata kandidatë për ministra.
“Parimisht nuk kam probleme lidhur me këta kandidatë për ministra, megjithatë atë do ta them në momentin kur të fitohet përbërja. Kohë ka çdoherë dhe absolutisht mund të ketë sukses me zgjedhjen e qeverisë teknike. Kemi qëllime të sinqerta dhe të ndershme që zgjedhjet të mbahen më 12 prill”, potencoi Spasovski.