Spasovski: Nuk ka asnjë marrëveshje me Mijallkovin

Deputeti nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Igor Janushev, në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh, e ka pyetur ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski se kur do ta marrë përgjegjësinë për cirkun që organizoi këtë javë. Ai më tej akuzoi seka bërë marrëveshje për rastin e Mijallkovit.

Igor Janushev, VMRO-DPMNE

“Ai ai cirk nuk është nga ata pa para, por e parë cirkun më të shtrenjtë, pikërisht për atë që është planifikuar, organizuar, koordinuar dhe realizuar pikërisht nga kjo mafi e cila ka shtetin e vet. Dhe kemi parë se si Spasovski, Mariçiq dhe Zaev thonë se sistemi është fajtor, se ka mangësi, mangësi serioze në sistem. Po, saktë, është serioze ajo që sistemi nuk funksionon. Dhe për këtë le të shohim se cilat janë mekanizmat kryesore që e udhëheqin sistemin”.

Ndërsa ministri Spasovski ju përgjigj se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje dhe shtoi se kushdo që ka bërë diçka në kundërshtim me ligjin do të përgjigjet.

Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

“Nuk do të ketë marrëveshje me askënd, dhe kushdo që ka marrë ndonjë vendim në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit, duhet të sillet para drejtësisë në çdo kohë dhe të mbajë përgjegjësi. Absolutisht, ne kemi treguar tani, dhe që nga fillimi kur procedurat u hapën, se drejtësia duhet të jetë për të gjithë në këtë vend, pavarësisht se kush është ai dhe çfarë pozicioni mban. Gjithçka çka kanë bërë institucionet tani me arrestimin e Mijallkovit dhe pamundësinë për t’i shpëtuar drejtësisë”.

Të dielën më 21 shkurt, u përhap informata se Mijallkovi është arratisur pasi që ai ishte i pakapshëm për policinë, pak para se gjykata ta shpallë aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa” në të cilin ai është i dyshuar se e ka kryer përgjimin masiv në RMV. MPB madje e nxori me fotografi dhe biografi të shkurtër në tablonë e personave që kërkohen me fletë-arrest të brendshëm dhe ndërkombëtar. Ndërkaq, ministri Spasovski ka thënë se nuk do të japë dorëheqje dhe nuk mbartë përgjegjësi as ai dhe as ministria, pasi sipas tij ata e kanë bërë punën siç duhet. /SHENJA/