Spasovski: Në Haraçinë treguam se është e mundur bashkëjetesa dhe kujdesi për të gjithë

Këtu në Haraçinë , treguam se është e mundur bashkëjetesë dhe kujdes për të gjithë edhe sot paralajmërojë edhe më shumë investime për zhvillim të barabartë rajonal dhe me këto edhe vende të reja pune dhe paga edhe pensione më të larta për të gjithë, për transformim të shpejtë të ekonomisë që vijon, tha sot në Haraçinë bartësi i listës kandidat për deputet i LSDM-së në NJZ2, Oliver Spasovski.

Ai potencoi se një komunë e madhe si Haraçina me vite dhe dekada është lënë pa kopsht për fëmijë, ndërsa tani për herë të parë do të bëhet me kopsht për fëmijë, për të cilën rrumbullaksimi i dokumentacionit projektues është në fazën përfundimtare.

Gjithashtu shtoi se në Haraçinë në ndërtim është kanalizimi i sistemit të gjatë 10.1 kilometra investim prej 106 milionë denarë, ndërsa në të gjitha komunat tjera në NjZ 2 janë investuar 814 milionë e 441 mijë 489 denarë për ndërtimin dhe rikonstruimin e ujësjellësit dhe rrjetin e kanalizimit.

Ai tha se “regjimi i Gruevskit i ripërtërirë me Mickoskin” din vetëm për ndarje dhe dërgon para vetëm në xhepat e vet, prandaj në këto zgjedhje LSDM do ta lenë VMRO-DPMNE në opozitë, me qëllim siç tha , fillimisht të ripërtërihen vetë./MIA