Spasovski: Mickoski nuk ka raportuar në polici se ka kërcënime me jetë ndaj tij

I pyetur se si i komenton deklaratat e mbrëmshme të kreut të VMRO_DPMNE-së Hristijan Mickoski se vazhdimisht ka kërcënime me jetë ndaj tij, ministri i Punëve të Brendshme tha se deri më tani në këtë periudhë Mickoski nuk ka raportuar asgjë në polici dhe se të njëjtën mund ta bëjë çdo moment, transmeton TV21.

“Deri tani nuk kemi raportim në asnjë stacion policie që ka çfarëdo kërcënime, konkretisht kundër Hristijan Mickoskit. Kishte momente, flasë për periudhë më parë, në të cilat edhe vetë kërkoi që të bëhet vlerësim në pjesën e sigurisë, i është ndarë sigurim, pastaj kur mbaroi, nuk kishte nevojë. Kështu që në çdo moment mund të raportojë nëse ka çfarëdo kërcënimi me jetë”, deklaroi mes tjerash Spasovski./tv21.tv.