Spasovski, kush po i fryen zjarrit ndëretnik – kush janë huliganët me maska që ndjekën shqiptarë?

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Policia ende s’ka dal me një verzion zyrtarë, për rreth 15 huliganët, të cilët të maskuar dhe me shkopinjë bezbolli ndjekën të riun shqiptar të cilit ia demoluan tërësisht veturën. Kjo ngjarje ndodhi në pjesën qendrore të Kumanovës në lagjen “Orta Bunar”. Prindërit e viktimës dhe vet i riu shqiptar, thonë se nuk kanë provokuar dhe nuk kanë dhënë ndonjë shkas as më të vogël për incidentin. Ata rastin e kanë paraqitur menjëherë në polici. Kjo familje e qetë qytetare, asnjëherë më parë nuk ka patur përballje me probleme të këtij lloji.

Shqiptarët e Kumanovës të shqetësuar për rrezikimin dhe prishjen e rendit dhe sigurisë në qytet, me të drejtë pyesin publikisht organet e ndjekjes dhe sidomos ministrin e Policisë Oliver Spasovski: Kush qëndron prapa këtyre huliganëve mirë të organizuar, të cilët marrin guximin si asnjëherë më parë, të futen në lagjen shqiptare dhe të ndjekin qytetarë të pafajshëm? Ata thonë se asnëjehrë më parë incidente të kësaj natyre nuk kanë ndodhur në këtë lagje, madje as në kohën e VMRO-së, kur formacionet “Alfa”, sikur ishin krijuar “për t’i disiplinuar shqiptarë”.

Me të drejtë shqiptarët e Kumanovës hapin shumë dilema, për shkak se taman menduam se incidentet ndëretnike kanë marrë fund, kur përnjëherë në skenë shfaqen grupe huliganësh të maskuar, me vetura e me shkopinjë bejzbolli, që natën ndjekin të rinjë shqiptarë. Dilema konsiston në atë se deri tani asnjë grup i të rinjëve joshqiptarë, nuk kishte marrë guximin të hyjë në lagjet shqiptare për të krijuar incident, pa mbështetjen e partive politike ose ndonjë faktori tjetër institucional.
Kush po kërkon incidente ndëretnike në Kumanovë, të cilët me taman ngjasojnë me ato të bandave kriminale serbe në Veri të Kosovës? Mos vallë dikujt në Maqedoninë e Veriut i kanë bërë pershtypje modelet e Vuçiqëve në Veri të Kosovës?
Pyetja logjike është se kujt i konvenon kjo gjendje e brishtë e sigurisë në Kumanovë, e cila lehtësisht mund të merrë përmasa të paparashikueshme, duke u bazuar te e kaluara e hidhur.

Ta heqim një dilemë se vetëm RASTËSI nuk mund të quhet, grupi prej rreth 15 të rinjësh të maskuar, me shkopinj bejzbolli dhe me vetura.

Prandaj pyesim publikisht Oliver Spasovskin, por edhe kreun e Kumanovës Maksim Dimitrievskin: A i njihni ato grupe kriminale dhe sidomos ndonjërin nga ata 15 huliganë të rinjë? Nëse nuk i njihni, kapni dhe vini para drejtësisë. Nëse nuk i identifikoni dhe ndëshkoni ligjërisht, JU DO TË KONSIDEROHENI BASHKFAJTORË, sepsë ligjërisht, moralisht obligoheni për këtë.
Mos prisni shqiptarët tju besojnë, përderisa nuk ndërmerrni ngutshëm një gjë të tillë.