Spasovski: Kjo qeveri do të zgjasë deri në fund të mandatit në vitin 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi sot se përbërja e qeverisë do të zgjasë punën e saj deri në fundi të mandatit në vitin 2024.

“Dua të them me vendosmëri se kjo Qeveri do të zgjasë deri në fund të mandatit në vitin 2024. Personalisht si njeri që kam qenë shumë vite në LSDM dhe në pozita të forta dhe të larta, do të bëj gjithçka për të ruajtur unitetin në parti, për të forcuar partinë dhe për të promovuar sërish ato vlera për të cilat kemi qëndruar gjatë kësaj kohe, dhe do të vazhdojmë të punojmë fort për realizimin e synimeve të rëndësishme strategjike. Spekulimet, gjegjësisht çdo pretendim që bëhet nga gjoja takime në të cilat nuk kam marrë pjesë, nuk dua të komentoj fare”, tha Spasovski nga Saraqina e Tetovës, ku mori pjesë në vënien në punë të një rruge lokale.

Spasovski, në pyetjen e gazetarit për zbulimin e kërcënimeve të rrejshme për bomba të vendosura, tha se ka një strategji për siguri kibernetike, e cila parasheh në detaje disa nivele që do të nënkuptojnë siguri më të madhe kibernetike.

Ai theksoi se përpjekjet maksimale do të rezultojnë në krijimin e një sistemi të mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike.(INA)