Spasovski: Kandidatët e rinj për njësitin “Tigrat” janë nga të gjitha nacionalitetet

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se tashmë ka mbaruar shpallja për trajnim pranues në njësitin “Tigrat”, përcjell TV21. Spasovski siguron se ka kandidat nga të gjitha nacionalitetet në RMV.

“Sipas njoftimeve që kam marrë nga shërbimet, kemi nga të gjitha nacionalitetet. Unë shpresoj se secili prej kandidatëve që është paraqitur do të sakrifikohet, do të përkushtohet në punë dhe secili që do të plotësojë kriteret, standardet sipas rregullores nga kjo njësi elitare, shtylla e sigurisë së shtetit, për mua do të jetë nderë që të jetë pjesë e kësaj njësie”, deklaroi Spasovski.