Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u pyet nga gazetarët se deri ku është hetimi për aksidentin në të cilin është përfshirë Zoran Mileski-Kiçeec. Ai tha se shërbimet profesionale janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Unë sinqerisht ndjej keqardhje për aksidentin që ndodhi dhe që ka një person të vdekur, kjo është humbja më e madhe, për të gjitha aspektet tjera do të tregojnë të gjithë ekspertët tjerë në MPB, saktë do të konfirmohet se kush është fajtor dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi. Ne i kemi identitetet, punohet në atë dhe nëse ka ç’farëdo lloj lidhshmërie, me diçka të dyshimtë për atë do të ndërmerren masa”, u shpreh Spasovski.