Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, ka shprehur qëndrimin e tij për skandalin që tronditi Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Spasovski thotë se është një ngjarje që cenon besueshmërinë e shtetit dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.
“Partneriteti ynë strategjik me SHBA-në nuk na lejon te kemi situata në të cilat do të vendosemi në një pozitë të tillë, pavarësisht nga të gjitha aspektet e tjera që ne e shohim”, tha Spasovski.
Spasovski shpjegoi edhe procedurën për marrjen e vendimeve të tilla dhe paralajmëroi se do të ketë sanksione.