Spasovski dhe Sugareski në inspektim të aktiviteteve ndërtimore për ndërtesë banesore për qytetarët me rrezik social

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski së bashku me drejtorin për Shoqëri aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste Kristijan Trajkovski sot do të inspektojnë në aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e ndërtesës banesore në Probishtip, dedikuar për kategoritë e qytetarëve me rrezik social.

Për shkak të koronavirusit, nga pres-shërbimi qeveritar paralajmërojnë se ngjarja do të mbahet në pajtim me protokollet e parapara për mbrojtje nga Kovid-19, gjegjësisht mbajtje të pajisjes mbrojtëse dhe distancë fizike.