Në tempullin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup sot u mbajt liturgji qendrore solemne me rastin e Krishtlindjeve, ku morën pjesë edhe kryeministri Oliver Spasovski, zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickovski.
Kryeministri Spasovski pas përfundimit të liturgjisë në deklaratë për mediat, të gjithë qytetarëve të cilët sot festojnë Krishtlindjet, ua uroi festën. Ai potencoi se kjo është festë e ndershmërisë, vendimeve në vepër dhe aktiviteteve në vepër.
“Pikërisht përmes kësaj feste mund të gjithë së bashku të njoftohemi çka është ajo që mundemi ta bëjmë për vetveten, për shtetin tonë, për të mirën e përgjithshme dhe për përparimin e përbashkët”, tha mes tjerash Spasovski.