Dendias: Greqia është mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Është dhënë mbështetja jonë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Po punojmë për atë dhe po ndërmarrim nisma konkrete, në konsultim me të gjithë partnerët tanë të BE-së, për sa më shpejt të jetë e mundur, në atë drejtim, për të marrë një vendim pozitiv në BE, tha Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, informon AIM nga Athina.

“Jepet mbështetja jonë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin. Ne po punojmë për këtë dhe po ndërmarrim nisma konkrete, në konsultim me të gjithë partnerët tanë të BE-së, për të marrë një vendim pozitiv në BE, për sa më shpejt të jetë e mundur.

Sigurisht, ajo që kuptohet është se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të zvogëlojë intensitetin e përpjekjeve për të përmbushur standardet evropiane. Ashtu siç është kuptuar që nga ana e Greqisë, do të ketë një mbështetës të fortë të kësaj përpjekje”, tha Dendias.