Spasovski: Deri në fund javës do të vlerësohet nëse është e nevojshme vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Deri në fund të javës, do të bëhet një vlerësim nëse nevojitet gjendje e re e jashtëzakonshme, e treta me radhë, tha sot kryeministri Oliver Spasovski.
Siç deklaroi Spasovski, gjatë vizitës në nënstacionin MEPSO në Shtip, kuptohet nëse ka nevojë, do të shpallet përsëri gjendja e jashtëzakonshme.
“Nëse është e nevojshme, nëse kushtet janë të domosdoshme që të merremi me të gjithë këtë situatë më lehtë përmes gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani në këtë moment nuk kemi asnjë vendim në lidhje me këtë”, thotë Spasovski.

I pyetur nëse partitë politike pritet të bien dakord për një datë për zgjedhjet në një mbledhje të re të liderëve, Spasovski tha se partitë politike duhet të bien dakord për atë që nënkupton rregulloret pozitive ligjore në vend.