Spasovski-Bërnz: Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm vazhdon

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz, me ç’rast u bisedua për aksionet e fundit të MPB-së dhe ndihmën aktuale momentale të SHBA-së për përkrahje të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sip kumtoi MPB-ja, ministri Spasovski u falënderua për përkrahjen teknike të cilën e merr MPB-ja nga Ambasada e SHBA-së, e cila në masë të madhe kontribuon për rezultate të suksesshme të policisë. Ambasadorja Bërnz, megjithatë, e theksoi rëndësinë e aksioneve të mëparshme në luftë kundër krimit.

“Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për ndihmën teknike të cilën Ambasada e SHBA-së në Shkup në vazhdimësi ia jep Ministrisë së Punëve të Brendshme në përforcimin e kapaciteteve të policisë përmes programeve ICITAP dhe ATA. Në tri dekadat e kaluara, MPB-ja dhe Ambasada e SHBA-së bashkëpunuan me qëllim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta në zbatimin e sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe sigurimin e përkrahjes teknike dhe forenzike për raste konkrete dhe trajnim dhe pajisje me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të MPB-së. Të gjitha këto aktivitete kontribuojnë për siguri më të madhe, transparencë më të madhe dhe mundësi dhe ndjekje të korrupsionit, terrorizmit, si dhe raste të krimit transnacional dhe të organizuar”. informoi MPB-ja.

Në kumtesë thuhet se ministri Spaosvski dhe ambasadorja Bërnz e potencuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, i cili edhe në të ardhmen do të vazhdojë me intensitet të rritur, në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.