Spasovski: Asnjë ngjyrë nuk mund ta mbulojë krimin dhe korrupsionin në VMRO-DPMNE

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në tribunën partiake në Gostivari theksoi se VMRO-DPMNE paralajmëron ndonjë koncept të ri me të njëjtët njerëz që, siç thekson Spasovski, vodhën vendin dhe ishin dora e djathtë dhe e majtë e Gruevskit dhe Mijallkovit. Ai shtoi se këto persona kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kriminale dhe krijuan pasuri.

“Tani na ofrojnë koncept të ri, ngjyra të reja, persona të ri, por në të njëjtën kohë luftojnë për ta mbrojtur një kriminel që i ik drejtësisë”, tha Spasovski duke theksuar se asnjë ngjyrë nuk mund ta mbulojë krimin dhe korrupsionin.

Ai pyeti se me cilën ngjyrë mund të fshihen 11 miliarda euro, të vjedhura nga shteti dhe me cilën ngjyrë mund ta fshehin objektin e bardhë.

“ VMRO-DPMNE u shndërrua partia më e pasur, madje më e pasur se partia e Merkelit, ndërsa sot na thonë se do të angazhohen për diçka të re dhe do të bëjnë diçka që është në interes të qytetarëve”, tha Spasovski./Telegrafi