Spanjë, sërish rritje e numrit të viktimave nga Covid-19

Numri i të vdekurve në 24 orë nga Covid-19 në Spanjë shënoi sot rritje duke arritur në 619, pas tre ditëve radhazi në rënie duke e çuar bilancin e përgjithshëm në 16, 972.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit ka shënuar rënie në raport me një ditë më parë. Gjatë 24 or[ve të fundit janë shënuar rreth 4.100 raste të reja.

Në total, numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 166.019 në Spanjë, vendi i tretë më i goditur nga pandemia pas SHBA-së dhe Italisë.