Ledri: Më mungon rutina, koncertet, udhëtimet

Qe dy javë resht, Xheraldina Vula argëtoi shikuesit besnik me emisione të cilat i realizoi me telefona të mençur në ambientet e shtëpisë së saj.

 

E kësaj here, protagonist i emisionit ishte njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, Ledri Vula, i cili përveç se ndau një recetë me shikuesit e emisionit, foli edhe për jetën në vetizolim. Vula tha se në këtë kohë po i mungon rutina, studio e koncertet.

“Më mungon krejt rutina, po më mungon me ia nisë ditës me ushtrime, me hongër me rregull, me flejt me rregull, me lujt ma pak counter strike, me shku në studio me nejt me shokë. Po më mungojnë koncertet, po më mungon me udhëtu”, deklaroi ai.