Spanjë, rikthehet kufizimi për 200 mijë banorë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19

Rajoni i Katolonjës urdhëroi sot kufizimin e një zone me rreth 200 000 banorë, pranë Leridas në verilindje të Spanjës, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirusin e ri.

“Ne kemi vendosur të kufizojmë zonën e Segrias, pranë qytetit të Leridas, në bazë të të dhënave që konfirmojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve me COVID-s9″, deklaroi presidenti i rajonit Quim Torra.

Ai e njoftoi këtë masë kufizuese në mesditë duke ndaluar hyrjet dhe daljet nga kjo zonë.