Spanja skuadra dominuese në posedim të topit, gjatë fazës së grupeve të Euro 2020

Spanja është skuadra që ka mbajtur më së shumti posedimin e topit në tri ndeshjet e fazës së grupeve të “Euro 2020”, raporton lajmi.net.

Spanjollët kanë pasur mesatarisht 68.7% të mbajtjes së topit, duke kryesuar bindshëm.

Gjermania renditet e dyta me 61.3%, duke lënë pas Italinë dhe Belgjikën me nga 57.7 %, Danimarka 57.3% dhe Anglia 56.3%.

Kujtojmë që faza tjetër 1/16 e Kampionatit Evropian nis të Shtunën. /Lajmi.net/