Spanja regjistron numrin më të ulët të viktimave që nga 24 marsi

Spanja regjistroi sot 605 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e ulët që nga 24 marsi, thanë autoritetet spanjolle të shëndetësisë.

”Në total, 15 843 persona kanë vdekur nga sëmundja në vend, një nga më të prekurit në botë nga pandemia”, shtuan ata.

”Që nga 14 marsi vendi është nën një kontroll më të rreptë”, theksuan këto autoritete.

”Shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll nga autoritetet spanjolle”, deklaroi edhe dje kryeministri, Pedro Sanchez duke përmendur shifrat e fundit të rasteve të infektuara.

Sanchez theksoi se gjendja e jashtëzakonshme, e vendosur që nga 15 marsi, ndihmoi në frenimin e përhapjes së virusit.