Spanja regjistroi sot 605 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e ulët që nga 24 marsi, thanë autoritetet spanjolle të shëndetësisë. ”Në total, 15 843 persona kanë vdekur nga sëmundja në vend, një nga më të prekurit në botë nga pandemia”, shtuan ata. ”Që nga 14 marsi vendi është nën një kontroll më të rreptë”, theksuan këto autoritete. ”Shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll nga autoritetet spanjolle”, deklaroi edhe dje kryeministri, Pedro Sanchez duke përmendur shifrat e fundit të rasteve të infektuara. Sanchez theksoi se gjendja e jashtëzakonshme, e vendosur që nga 15 marsi, ndihmoi në frenimin e përhapjes së virusit.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se nga sot, janë lëshuar në funksion tre linja telefonike, në të cilat psikologët e punësuar në Ministri do të jenë në dispozicion për bisedë dhe mbështetje psikologjike të efektivëve të policisë dhe familjeve të tyre për tejkalimin më të lehtë të situatës me koronavirus.

Numrat e telefonit me të cilët mund të telefonojnë efektivët e policisë janë 072/911-704, 072/911-705 dhe 072/911-706 dhe ato do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 21:00, dhe nëse është e nevojshme pas përfundimit të këtyre orëve.

“Hapja e këtyre linjave telefonike ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor të punonjësve në Ministri, përkatësisht të efektivëve të policisë që janë gjithmonë në linjën e parë në përballjen me koronavirusin, njerëzve në izolim dhe familjeve të tyre, thonë nga MPB-ja.