Spanja mori kryesimin e BE-së/ Mariçiq: Tani presim që të mbahet ritëm dhe progres më i madh drejt BE-së

Deri në fund të viti duhet të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe hapja e Klasterit të parë, publikoi në facebook zv.kryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq, në porosinë me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga Spanja.

“Sot fillon kryesimi gjashtë muajsh i Mbretërisë Spanjolle me Këshillin e BE-së, kohë në të cilën kemi për të bërë edhe shumë për Europë më të suksesshme dhe më të bashkuar me vendet e Ballkanit Perëndimorë. Porosit e kryeministrit spanjoll, Pedro Sançez Perez, gjatë vizitës së tij në Shkup dhe motoja “Europa më afër”, nën të cilën Mbretëria Spanjolle do të kryesojë me BE-në janë vërtetim për përkushtimin e tyre të politikës për zgjerim dhe fokusin për integrimin e përshpejtuar për Ballkanin Perëndimorë. Katër prioritetet, mes tyre edhe çështja për zgjerim të BE-së me Ballkanin Perëndimorë, kanë të bëjnë me reindustrializimin e BE-së dhe sigurimin e autonomisë së saj strategjike, transitit ekologjik dhe drejtësisë së madhe sociale dhe ekonomike.”- deklaroi Bojan Mariçiq, Zv.Kryeministër për Çështje Europiane.