Spanja dhe 3 vende të BE-së gati për të njohur Palestinën si shtet: E vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund luftës

Spanish Prime Minister Pedro Sanchez speaks during the Government's question time session at the Senate in Madrid on May 5, 2020. - Spain's coalition government warned the opposition yesterday it could spark "chaos" in the healthcare system and the economy if it failed to approve an extension of the lockdown to curb the spread of the virus. Facing increasing criticism over its handling of the crisis, the minority government of Prime Minister Pedro Sanchez will tomorrow seek parliament's approval for a fresh two-week extension of the state of emergency. (Photo by Andres BALLESTEROS / POOL / AFP)

Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Maltës kanë njoftuar se janë të gatshëm të njohin shtetin e Palestinës duke e konsideruar këtë si mënyrën e vetme për të arritur paqen dhe sigurinë në rajonin e përfshirë nga lufta.

Katër liderët u mblodhën në margjinat e një samiti në Bruksel të premten për të diskutuar gatishmërinë e tyre për të njohur Palestinën, duke shtuar se ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë në momentin e përshtatshëm për të dhënë një kontribut pozitiv.

“Ne jemi dakord që mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është përmes zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete, me shtetet izraelite dhe palestineze që jetojnë krah për krah, në paqe dhe siguri,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të 4 shteteve.

Duke folur pas samitit, kryeministri slloven Robert Golob tha se ai besonte se mund të bëhej shumë në javën e ardhshme për të forcuar mbështetjen politike për një shtet palestinez në Kombet e Bashkuara.
Golob shtoi se ishte për disa javë mund të krijohen kushtet për një qeveri të re në Palestinë.

 

Top Channel