Sot situata më e qetë në Jarinjë se ditët e kaluara

Gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Jarinjë, situata është më e qetë se në ditët e fundit, ku kemi parë mes kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në zonën përtej Kosovës edhe avion ushtarak të prodhimit rus Migë.

Teksa, në ajër nuk ka pasur ndërhyrje as nga ana e shtetit serb, por nuk ka pasur mbikëqyrje edhe nga misoni i KFOR-it në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Gjatë kolonës tri kilometra që vazhdon të jetë e bllokuar nga banorët lokal serb me automjete të rënda, në malet e Kosovës, pra në kufirin që është një kodër mjaft e ngushtë që i ndan dy shtetet, ka pjesëtarë të shtuar të KFOR-it.

Ndërsa gjatë ditës së sotme është vërejtur gjithashtu se për shkak të kohës së mirë, ka pasur numër më të lartë të këmbësorëve që kanë hyrë dhe kanë dal nga Kosova.

Për dallim nga pika kufitare në Jarinjë, njësoj nuk ka qenë në pikën kufitare në Bërnjak, ku rreth orës 1 pas mesnate, serbët kanë vendosur një bllokadë të re, pra rreth katër automjete të tjera, ku disa prej tyre kanë qene të boshatisura, ndërsa disa të tjera kanë qenë të mbushura me zhavorr.