Sot realizohet gjykimi i parë On-Line në Maqedoni

Sot në ora 9 e 30 minuta ka filluar gjykimi i parë On-Line në Maqedoni. Gjykimi realizohet në Gjykatën Themelore numër 1 në Kavadar.
Gjykimi realizohet On-Line me ndihmën e një aplikacioni të Microsoftit, transmeton Gazeta Lajm.
Gjykatësi kyçet nga Gjykata, i pandehuri nga burgu në Shkup, kurse prokurori nga zyra e Prokurorisë.