Sot pritet të zgjidhet shefi i ri i Prokurorisë së Shkupit!

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot duhet të mbajë mbledhjen e 36-të, në të cilën, ndër të tjera, do të vendoset për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit.

Në garë për kreun e ri të Prokurorisë Themelore të Shkupit janë pesë kandidatë, përfshirë edhe shefin aktual të kësaj prokurorie, Gavrill Bubevski, ish-anëtar i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), e cila u shpërbë për shkak të korrupsionit.

Përveç Bubevskit, kandidatë për kreun e Prokurorisë Themelore të Shkupit janë edhe Tanja Trajçevska, Anel Fidoski, Dejan Petreski dhe Spasenka Andonova.