Sot nuk ka parti në pushtet, sot në pushtet është votuesi!

Sot janë pesë minutat tuaja. Sot ju votues jeni pushteti më i fuqishëm. Sot nuk ka ministra, zëvendësministra, drejtorë. Sot vota jote është më e fuqishme se çdo ministër apo zëvendës ministër. Sot askush nuk mund të kërcënojë, as të blejë apo shantazhojë. Sot është dita kur Ti mund t’i dënosh ata që të kanë kërcënuar ose shantazhuar me vite. Sot askush nuk mund të kërkojë ryshfet prej teje për punësim. Sot është rasti jot që nuk të jepet shpesh, prandaj shfrytëzoje më së miri që mundesh. Sot ti je më i fuqishëm se ministri apo çdo lloj funksionari, që për pak desh të shkelte deri dje me veturën zyrtare.
Sot nuk ka parti në pushtet. Sot, i nderuar votues, Ti je pushteti. Katër vite fati yt ka qenë në dorë të politikanit, sot fati i politikanit është në dorën tënde. Shfrytëzoje pesë minutëshin tënd!