Sot në Tetovë 4 viktima nga Kovidi, Sulejman Rexhepi ende nuk beson që ekziston virusi!

Sot në Tetovë ka 8 xhenaze. Katër janë nga Kovidi, katër nga shkaqe tjera. Më të vjetrit thonë se nuk mbajnë mend në kohë paqe Tetova të ketë pasur kaq shumë xhenaze brenda një dite. Kurse mbrëmë e dëgjuam pas një kohe të gjatë Mulla Sulën. Ende thotë se nuk beson që ekziston virusi që po vret njerëzit për çdo ditë, gjithnjë e më tepër. Çka të themi, përveç se deklaratë e papërgjegjshme e një njeriu që me dekada përfitoi nga muslimanët duke udhëhequr institucionin më të lartë të tyre.
Ai i beson Rolexit, por nuk i beson koronavirusit. Çfarë mosrespekti ndaj postit të reisit që e ka ushtruar 20 e më tepër vite. Çfarë mosrespekti ndaj atyre që humbën familjarët shkaku i këtij virusi. /tetova7