Sot në Shkup regjim i veçant i trafikut

Për shkak të një proteste të paralajmëruar në orën 15:00, në pjesën qëndrore të Shkupit do të aplikohet regjim i veçantë i trafikut, informojnë nga SPB-Shkup.

“Të mbyllura për trafik nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të jenë rrugët: “Kirili dhe Metodij”, bul. “Sh. Klimenti i Ohrit”, rr. Dimitrie Çupovski”, rr. “11 Tetori”, rr. “Maqedonia”, dhe rr/ “Dame Gruev”, ndërsa trafiku do të orientohet kah bulevardi “Koço Racin”, bul. “Mitropolit Teodosij Golloganov”, bul. “Aradhët partizane”, rr. “Pavell Shatev”, dhe rrugë të tjera për rreth”, informojnë nga MPB.

Nga SPB-Shkup u bëjën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policorë.

Protesta, siç informojnë nga SPB-SHKUP, duhet të fillojë në ora 17:00 para godinës së BE-së, dhe do të vazhdojë deri para Kuvendit. /SHENJA/