Regjistrohen 415 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 415 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim luftimin e virusit korona.