Sot në mëngjes më ftohtë ka qenë në Kodër të Diellit, -8 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Dojran

Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit, ku janë matur minus 8 gradë, ndërsa më ngrohtë ishte në Dojran me 5 gradë. Temperatura në minus kishte edhe në Berovë, Krushevë dhe Ohër, përderisa në Shkup janë matur 4 gradë.

Lartësia e shtresës së borës në Kodër të Diellit është 10 centimetra.

Moti gjatë natës ishte i ndryshueshëm me vranësira dhe frynte erë kryesisht e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Moti paradite është i ndryshueshëm me vranësira. Në Dibër sot në mëngjes është vërejtur mjegull, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në mëngjes në lugina kishte paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 6 deri 12 gradë.

Në Shkup në mëngjes me mjegull, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 11 gradë.