Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
Para anëtarëve të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë përcaktimi i propozim–vendimeve për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendës-kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, të Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit, të Vendimit për formimin e grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera, si dhe të Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Dimensionin Parlamentar të Nismës Evropës Qendrore (PD CEI).
Para Komisionit është edhe Propozim–vendimi për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, kërkesa për realizimin e shpërblimit të largimit në pension nga një ish-kryetar i Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, si dhe përcaktimi i Propozim–vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Mito Hadzhi Vasillev-Jasmin”.
Propozimi i programit afatmesëm për formimin, ruajtjen, rinovimin dhe përdorimin e rezervave të mallrave për periudhën 2026–2030 është pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për financim dhe buxhet dhe të Komisionit Juridiko-Ligjvënës.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot pas koordinimit të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare, do të mbajë një takim joformal me raportuesit e Kuvendit, në të cilin do t’i informojë për aktivitetet aktuale në shtëpinë ligjvënëse.






