Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit, prezent edhe Bytyqi, Bekteshi dhe Besimi

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot në ora 11 do të mbahet seanca e 17-të e Këshillit të Sigurimit, ku në rend dite do të jenë kriza energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat për tejkalimin e saj.

Në seancë, siç informojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.