Sot mbahet konferenca e 13-të ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot në Hagë nga ora 13:30 do të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në këtë konferencë është paraparë të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Ata akuzohen për krime lufte.