Sot kujtojmë me dhimbje të madhe masakrën e Reçakut

Sot kujtojmë me dhimbje të madhe Masakrën e Reçakut, e cila si vandalizëm e barbarizëm jashta çdo norme njerëzore nga ana serbe i dha hije të rëndë kalendarit para 21 vitesh, respektivisht më 15 Janar, 1999.

Në Kosovën e larë me gjak, masakra të tilla ndaj civilëve ka pasur plot, por Masakra e Reçakut, e ruan epitetin e momentit historik që “hapi sytë” e opinionit të atëhershëm ndërkombëtar, i cili, njihte edhe përbërjet materiale të planetit Mars, por nuk “e shihte” trajtimin e egër dhe masakrat e tmerrshme në tërësinë gjeografike të Evropës, në Kosovë!

William Walker, dëshmitari dhe alarmuesi i Masakrës së Reçakut, është person meritor dhe një mik i madh i shqiptarëve.

Ky moment nuk duhet harruar, dhe duhet qëndruar gjithmonë në vetëdijen kolektive, sepse harresa i “vret” për së dyti dëshmorët e Masakrës së Reçakut dhe të gjithë dëshmorët tjerë. (V.E.)