Mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Tortura” ku i akuzuar është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov sot në Gjykatën Penale- Shkup i japin fjalët përfundimtare.
Në seancën e fundit, prokurori publik Lubomir Llape ka kërkuar dënime me burg për të akuzuarin Mijallkov dhe gjashtë pjesëtarë të Alfës të cilët akuzohen se në vitin 2011 në mënyrë jonjerëzore dhe poshtëruese e kanë arrestuar Lube Boshkovskin.
Këtë proces gjyqësor e udhëheq gjykatësja Aleksandra Risteska./tv21