Sot gjykata vendos nëse do të dënohen Mijallkovi dhe Thaçi

Gjykata Themelore Penale Shkup sot pritet të jep aktgjykim të ri për rastin “Titanik 2”, në të cilin në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, përcjell TV21.

Me aktgjykimin e parë të shpallur me 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me burgim, por në dhjetor të po atij viti, Giykata e Apelit në Shkup shfuqizoi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

Përveç Mijalkovit dhe Thaçit, të akuzuar janë edhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja, si dhe Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Të gjithë ndiqen penalisht për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, përveç Mijalkovit, i cili akuzohet se ka marrë shperblim per ndikim te kunderligishem.

Për veprën për të cilën akuzohet ish-drejtori i DSK-së, lënda vjetërsohet në prill të këtij viti.