Sot është një ditë e veçantë për Majk

Majk sot 3 vite më parë ka fituar epitetin e prindit, djali i tij dhe Majlinda Zekës feston ditëlindjen e 3-të.

Dhe për këtë ditë të veçantë reperi ka publikuar disa imazhe me të birin, ku i bashkëngjet edhe një urim.

“Urime ditelindjen e 3-te zemra e babit ! Ti deshiroj te gjitha te mirat e ksaj bote. Te don Babi”, shkruan në postimin e bërë.

Kujtojmë se Majk dhe Majlinda i kanë dhënë fund lidhjes vite më pare, dhe Roani jeton me nënën e tij