Sot dorëzohet nisma për rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

Iniciativa për shkarkimin e qeverisë së Malit të Zi sot do të kalojë në procedurë parlamentare.

Kjo u konfirmua nga partitë nënshkruese të asaj nisme.

Nisma erdhi pasi koalicioni Bardh e Zi bëri thirrje për formimin e një qeverie të pakicës që nuk do të përbëhej nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Fronti Demokratik.

Nisma është e vlefshme nëse nënshkruhet nga 27 deputetë, raporton Rtcg, transmeton Klankosova.tv.