Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se sot do të arrijnë 10 mijë vaksina nga të kompanisë “Pfizer”, ndërsa më 15 maj pritet të arrijnë edhe vaksinat tjera kineze.
“10 mijë vaksina “Pfizer” arrijnë sot. Sipas njoftimeve, më 15 maj ushtria kineze do të donojë vaksina. Sipas të gjitha këtyre njoftimeve ne po bëjmë edhe planin për shpërndarjen e vaksinave nëpër pikat e vaksinimit”, tha Filipçe.