Sot dhe nesër nuk priten bllokada në pikën kufitare Evzoni drejt Maqedonisë

epa08520644 A view of cars going through the border crossing 'Bogorodica' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Sot dhe nesër, për shkak të festës së Epifanisë në Greqi, sipas paralajmërimeve, fermerët grekë nuk do ta bllokojnë pikën kufitare Evzoni dhe pritet që trafiku të zhvillohet pa probleme, siç ishte rasti për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, me qëllim lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Nga ana tjetër, në pikën kufitare Niki (Mexhitlija), siç njoftojnë nga LAMM, trafiku për automjetet e mallrave do të pezullohet nga ora 9:00.

Protestat e fermerëve filluan më 30 nëntor, dhe një ditë më vonë, më 1 dhjetor, fermerët nga Greqia veriore parkuan traktorët e tyre në pikën kufitare Evzoni dhe bllokuan trafikun për në dhe nga vendi ynë për disa orë çdo ditë, me përjashtim të ditëve para dhe pas Krishtlindjeve, Ditës së Vitit të Ri dhe tani për Epifaninë, siç është rasti me të gjitha bllokadat në të gjithë Greqinë.