Sot betohen rekrutët e rinj të FSK-së

Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, sot duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë, thuhet në njoftimin për media.