Sot 20 vite më parë Jeniffer Lopez ka lansuar albumin e dytë

Në Instagram, JLo publikoi një video nga njëri projekt muzikor, shkruan lajmi.net.

20 vjetori i albumit të saj të dytë e sjell atë pas performancës në inaugurimin e presidentit amerikan Joe Biden. Bashkë me Lady Gaga interpretuan live himnin kombëtar amerikan.

“Gëzuar 20 vjetorin e albumit tim të 2-të J.Lo !!!! U kënaqa pak në një xhirim të fundit”, ka shkruar në mbishkrimin e videos.

Ndryshe me anë të videos së publikuar, Jeniffer Lopez iu kërkoi fansave të bëjnë sfidën e re me rastin e shënimit të 20 vjetorit të albumit të saj./Lajmi.net/